Thonë se plumbi del me plumb, një teori që edhe Kylie Jenner e ka vënë në jetë.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i dha fund lidhjes shumë-vjeçare me reperin Tyga në mars, por reperat duket të mbeten një nga dobësitë e Kylie-t. Kjo sepse edhe i dashuri i saj i ri, është një reper. E nëse deri tani kishim dyshime mbi lidhjen e Jenner dhe PartyNextDoor, ky klip i artistit amerikan i vërteton të gjitha. Në Snapchat kanë postuar një pjesë të “Come And See Me”, ku protagoniste është bukuroshja 18-vjeçare, një klip që përfundon me një puthje pasionante mes çiftit. A duhen më shumë prova se kaq?!