Vazhdojnë bëmat e Kylie Jenner.
Tashmë 18-vjeçarja ka vendosur t'i çojë gjërat më tej, dhe po xhiron klipin e saj të parë. Sigurisht jo një klip muzikor, por një klip promovues i buzëkuqit të saj të famshëm e mjaft të suksesshëm. Ndonëse duhet thënë se veshja e saj prej lëkure gjarpri dhe flokët bionde të japin imazhin e një popstar-i. Ashtu siç pritej nuk mund të mungonte në këtë video të realizuar në Kaliforni, edhe i dashuri i Jenner reperi Tyga, i cili duket se do të ketë një rol kryesor në klip. I ulur në karrigen e një regjisori, Tyga shfaqet duke "provuar" buzët e Kylie-t teksa kjo e fundit i ulet në prehër. Mesa duket Kylie Jenner e ka marrë seriozisht rolin e saj si një business-woman!