Pasi Instagram shtoi opsionin e ri “Insta Stories”, popullariteti i SnapChat u zbeh, megjithatë falë Kylie Jenner vëmendja është kthyer sërisht nga ky rrjet social.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka qenë në një mbledhje me themeluesit e Snap, ku ka takuar edhe designerat e këtij aplikacioni. E ndërsa bënte videon e rradhës, Kylie pyet punojësit që ndodheshin aty, nëse ajo ishte ende mbretëresha e Snapit, dhe sigurisht që ata janë përgjigjur se Jenner vazhdon të jetë personi më i ndjekur në të.