Kylie Jenner është një ndër femrat më me ndikim në botë edhe pse në një moshë shumë të vogël. Ajo së fundmi është bërë nënë e një vajze të quajtur Stormi pas lidhjes me reperin Travis Scott dhe po shijon suksesin e saj në biznes. Kylie është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme dhe sigurisht që veshjet e saj kthehen në trend.
Së fundmi ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga seti më i fundit fotografik dhe është motra e saj Khloe, e cila shpreh hapur dashurinë që ka për të voglën e shtëpisë.
Madje, Khloe i bën pyetjen që çdo vajzë adhuron ta dëgjojë, edhe nëse vjen nga motra.
“A mund të martohesh me mua?” – e pyet Khloe Kardashian në “Instagram”. “Mendova se nuk do të më pyesje kurrë” – iu përgjigj mbretëresha e “Make Up-it”.