Në këto ditë me temperatura të larta, gjithsecili e ka mendjen se si të freskohet, por Kylie Jenner di të jetë e sjellshme me fansat edhe në ditë si këto.
Mesditën e sotme ylli i Reality Show-t ka ndaluar makinën për të takuar një fanse dhe i ka plotësuar asaj dëshirën që të realizojnë bashkë një foto në sedijen e pasme të makinës. 18 vjeçarja ka qenë duke u larguar nga një restorant kinez kur fansja i është afruar dhe i ka kërkuar të bëjë një foto me të.
Ajo duket se vuante nga ndonjë çrregullim gjenetik për shkak të gjatësisë trupore, por kjo nuk e ka penguar aspak që të bëjë foto me idhullin e saj.
Kylie hapi derën e makinës dhe i tha vajzës që ta bënin foton aty. Ky takim duket se i ka dhënë gjendje pozitive Kyliet e cila këtë moment të filmuar e ka hedhur në Snapchat.