Miliarderja më e vogël në botë Kylie Jenner ka ndryshuar tërësisht look. Nëna e re nga brune është kthyer bjonde.
Ylli i televizoneve duket kaq shumë ndryshe me flokët ngjyrë platini. Ajo ka ndryshuar herë pas here look por gjithmonë ka vendosur paruke ndërsa këtë herë ka lyer flokët natyrale të saj.
21 vjecarja duket se është frymëzuar nga legjenda e kinemasë, Marylin Monroe. Në njërën nga pozat e hedhura në Snapchat, prapa Kyliet shihet pikërisht një foto e madhe e aktores së famshme e vendosur në mur.