INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner ndryshon look për hir të parave

Kylie Jenner ndryshon look për hir të parave

Publikuar më: 12:22 08-06-2016

Ajo ka ndikim të jashtëzakonshme tek miliona adoleshentë, të cilët varen tek çdo fjalë e saj.

Dhe ku ka mënyrë më të mirë për të përdorur influencën se sa ta materializosh në përfitime financiare? Bukuroshja 18 vjeçare e ka kuptuar me kohë diçka të tillë dhe për këtë arsye ka nxjerrë linjën e saj të tualeteve, duke pasur rezultate të jashtzakonshme kryesisht me buzëkuqët. Pikërisht për të promovuar linjën e saj më të fundit të buzëkuqëve të zinj, Kylie është shfaqur me një look ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht. Më e errët se kurrë, ajo ndau me fansat e saj foto në të cilat dukej paksa më gotike se herët e tjera. Dhe natyrisht që nuk ka mënyrë më efektive për të reklamuar një buzëkuq përveçse të fusësh në mes dhe një trup seksi që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në fund të ditës gjithçka përkthehet në shitje dhe natyrisht në para.

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312