E veshur sport por asnjëherë pa taka, Kylie Jenner nuk kishte si mungonte në këtë ditëlindje.
Nuk ka ende një zyrtarizim të lidhjes së tyre por flitet se Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë bashkë. Të dielën Kylie është parë duke ju bashkuar festës së 25 vjetorit të tij, në të cilën ishin të pranishme edhe modelet Kendall Jenner, Hailey Baldwain dhe Bella Hadid.
Festa u organizua në një restorant të famshëm në NY dhe Kylie është parë e veshur e gjitha në të zeza. Të dy janë parë së bashku në festivalin Coachealla, menjëherë pas ndarjes nga reperi Tyga.