Ndodh që edhe mbretëreshat e pamjes së jashtme të kenë një ditë të keqe.
Dhe të mendosh që këtu po flasim për kokën e një perandorie produktesh kozmetike e cila është gjithmonë në kontakt me produktet më të fundit të bukurisë. Por mbrëmjen e së martës, bukuroshja 20 vjeçare vuajti një dështim të rrallë kur doli për darkë me mikeshën e saj të ngushtë Jordyn Woods dhe motrën Kendall Jenner. Gjithçka qëndroi tek kontrasti ndërmjet fytyrës së saj shumë bronz dhe duarve tejet të zbehta. Natyrisht është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo, por kur bëhet fjalë për një personazh si Kylie që gjithmonë duket perfekte, edhe diçka e tillë bën shumë përshtypje.