Ajo është e njohur për format e saj shumë tërheqëse, të cilat nuk ngurron t’i shfaqë në çdo mundësi që i jepet.
Dhe Kylie Jenner i nxehu të gjithë edhe një herë gjatë ditës së martë ndërkohë që pozoi në rrobabanjo për të promovuar linjën e saj të re të syzeve të diellit për Quay Australia. Bukuroshja 19 vjeçare dhuroi një shfaqje që të hidhte sytë në tokë, ndërkohë që u duk më përvëluese se kurrë me format e saj të bollshme. Forma të cilat sa vijnë e duket se zmadhohen më tepër, aq sa Kylie thjesht nuk njihet nëse do ta krahasonim me një foto të ndonjë viti më parë. Sërish është fryrje natyrale siç ka pretenduar gjithmonë ajo apo diçka tjetër?