INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner përvëlon ujrat e Costa Rica-s [FOTO]

Kylie Jenner përvëlon ujrat e Costa Rica-s [FOTO]

Publikuar më: 17:15 29-01-2017

Ajo nuk është treguar asnjëherë e rezervuar kur bëhet fjalë për të ekspozuar linjat e saj të mrekullueshme. Dhe pikërisht këtë Kylie Jenner na e ridemonstroi të dielën duke shijuar diellin e Costa Rica-s me familjen e saj të madhe. 19 vjeçarja ka “bombarduar” rrjetet sociale me foto dhe video teksa tregonte asetet e saj e veshur me rroba banjo me ngjyrë ari. Kylie është një sensacion i rrjeteve sociale dhe nuk mund të mbajë për vete asnjë moment, edhe kur bëhet fjalë për ato më intime.

Ajo ka publikuar foto dhe video boomerang duke ecur me të dashurin e saj Tyga si dhe duke u “varur” të njëri-tjetri, si për të na treguar që janë shumë të dashuruar. Bukuroshja amerikane realizoni edhe një mini foto shoot me fotografin Mike Rosenthall, ndërkohë që mbante veshur bikini nude.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207