Nuk është asnjë nga ato emrat që janë përfolur...
Për nëntë muaj rresht, ylli televiziv Kylie Jenner e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për të cilën u përfol shumë, derisa erdhi momenti që ajo të njoftonte vet ardhjen në jetë të vajzës së saj dhe të kërkonte falje për mbajtjen sekret të këtij lajmi.
Pas lindjes, dilema më e madhe ishte emri i vajzës dhe shumë teori qarkullonin nëpër mediat online ku të gjithë mendonin se do të quhej “butterfly”, por nuk është e vërtetë.
Kylie ka ndarë me ndjekësit e saj, për herë të parë një foto me vajzën, ku i duken vetëm buzët, dora e vogël dhe një pjesë e hundës, e më në fund ka zbuluar emrin e vogëlushes. “Stormi” do të quhet vajza e Kylie Jenner dhe reperit të njohur Travis Scott e fansat e kanë uruar menjëherë në komente.