“Do doja të bëja ato që ajo mundet të bëjë”!
Pavarësisht se është një nga fytyrat më të famshme në botën e spektaklit, bukuroshja 19 vjeçare shprehu xhelozinë për motrën e saj Kendall. Duke folur për kamerat e spektaklit të saj të ri reality “Life of Kylie”, ylli i rrjeteve sociale krahasoi përshtatjen e saj të vazhdueshme ndaj famës me atë të motrës dhe mikeshave të kësaj të fundit. “Unë shoh Kendall, Bella (Hadid) dhe Hailey (Baldwin), që janë aty jashtë çdo ditë, thjesht veshin rrobat e tyre dhe dalin, janë të prera për këtë punë” pranoi Kylie në të njëjtin episod ku tha se “donte t’ia mbathte dhe të braktiste gjithçka”.