Në rast se viti 2016 ju ka zhgënjyer mos kini merak pasi Kylie Jenner një sjell që tani një arsye për të pritur 2017-ën.
Bukuroshja 19 vjeçare i dha fansave të saj një surprizë të këndshme nëpërmjet profilit në Instagram dhe Snapchat. Ajo bëri publike disa foto dhe video ngacmime për një kalendar shumë seksi të realizuar me fotot përvëluese të saj. I realizuar në bashkëpunim me fotografin Terry Richardson, kalendari duket se do na “ndjellë” një vit shumë të nxehtë. Kylie nuk e ka bërë publik të gjithë kalendarin, por pozat e para tregojnë se vështirë që të mbetet ndonjë kopje pas datës 1 janar.