Me një kombinim të tillë nuk ka si të dështojë!
“Kafshim i Dashurisë” është buzëkuqi më i fundit që ka dalë në treg nga bukuroshja 19 vjeçare, e adhuruar nga miliona fansa në botë. Dhe duket se është shumë i veçantë për vetë Kylie Jenner, e cila e ka cilësuar si një nga produktet më të preferuar që ajo ka nxjerrë ndonjëherë. Dhe produktet e veçanta kanë nevojë për prezantim të veçantë. Kështu në videon e shkurtër promovuese të buzëkuqit të ri, Kylie ka zgjedhur të vendosë në sfond Dua Lipan me këngën e saj hit. Kombinimi i Kylie, buzëkuqit të veçantë dhe artistes bukuroshe me origjinë shqiptare i ka sjellë frytet shumë shpejt, pasi në më pak se 12 orë kjo video është pëlqyer plot 4 milionë herë. Fuqi vajzash!