E diela ishte një ditë e lodhshme për mbretëreshën e Snapchat pasi ajo “punoi fort” gjithë ditën.
Të paktën këtë tha vetë Kylie ndërkohë që publikonte disa foto shumë të nxehta të vetes së saj. Ajo dukej se po përpiqej fort të shfaqej provokuese ndërkohë që po pozonte pa reçipeta megjithëse ishte më e mbuluar se zakonisht. Me një veshje të sipërme që e rrotulloi në çdo mënyrë të mundshme për të vënë në pah gjoksin dhe barkun e saj të sheshtë, kjo dukej se ishte një ditë e lodhshme për të. Bukuroshja 19 vjeçare vendosi edhe mbishkrimin “Workinnnn” (duke punuar) në krah të njërit prej imazheve, pasi duket se të vësh në pah gjoksin apo të nxjerrësh lëkurën për të është një punë me kohë të plotë.