Kylie Jenner e ka pushtuar që tani botën fashion dhe rrjeteve sociale me stilin e saj shumë të pëlqyer nga miliona fansa në botë.
Por për bukuroshen 18 vjeçare kjo duket se nuk ishte e mjaftueshme, kështu u fut dhe në muzikë. Ajo bëri debutimin e taj si bashkëpunëtore në këngën e re të reperit Burberry Perry, të titulluar “Beautiful Day”. Pavarësisht këngës së rrëmujshme nga zërat e shumtë dhe efekteve që nuk e lejonin Kylien të veçohej nga të tjerët, ajo u cilësua zhgënjyese nga kritikët. Në një pikë të këngës, duke filluar nga min 2:40, kur po këndonte në duet me Jordyn Woods, motra e vogël e Kim e humbet dhe i thotë mikes së saj ta marrë lehtë “pasi për të është hera e parë në një këngë”. Megjithatë regjistrimi i këngës nuk ka ndalur, duke bërë “dëshpërimin” momental të Jenner pjesë të realizimit final. Mos është treguar Burberry Perry një shok i keq duke e nxjerrë Kylien zbuluar përpara të gjithëve?