Një kriminele apo një yll filmash?
18-vjecarja Kylie Jenner e kthyer tashmë në një guru e bukurisë, ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një film të shkurtër mjaft të dhunshëm rreth linjës së saj “Kylie Cosmetics”. Një klip i cili nxjerr në pah aftësitë aktruese të Jenner, nëse mund të quhen të tilla të pozuarit në makinë teksa dërgon mesazhe apo natyrisht vesh rroba të markave të njohura. Gjithsesi në video bukuroshja shfaqet së bashku me njëe grup vajzash, të cilat mbajnë emrat e buzëkuqëve të saj të ardhshëm "Like", "Literally" dhe "So Cute". Ndërkohë sa i përket videos në përgjithësi, të jep ndjesinë e atyre marrëveshjeve të drogës në shkretëtirë të shkuara keq, të shoqëruar me armë, vajza të bukura, shumë para dhe makina luksoze. Përveç tematikës së saj sigurisht, e cila vazhdon të mbetet gjithë bukuria!