22-vjeçarja e famshme, Kylie Jenner, nuk është më personazhi më i ndjekur dhe më i paguar në ‘Instagram’. Kylie e cila numëron 183 milionë ndjekës është rrëzuar nga ‘froni’ nga aktori i njohur, Dwayne Johnson. “The Rock” numëron 188 milionë ndjekës. Po ashtu fitimet e tij janë rritur me 15% nga viti i kaluar.
Johnson fiton 1 milion dollarë për 1 postim të sponsorizuar, ndërsa Kylie 980 mijë dollarë.
Kujtojmë se pak javë më parë “Forbes” e hoqi Kylie-n nga lista e miliardereve, pasi u tha se ajo e ka falsifikuar këtë status. Kylie ka reaguar menjëherë duke i përgenjështruar këto fjalë.