Lajmi se Kylie Jenner ishte shtatzënë për herë të dytë rrëmbeu si një stuhi e vërtetë të gjithë titujt kryesorë të lajmeve rozë.
Për këtë shkak edhe vëmendja që duhej të përqendrohej tek ditëlindja e motrës së saj Khloe Kardashian, u zhvendos tërësisht tek Kylie.
Khloe ka qenë duke treguar ëmbëlsirat e festës teksa në sfond dëgjohet një bisedë e motrave të saj ku në një moment Kylie thotë: “Jam shtatzënë”.
Mirëpo burime për "E! Neës", kanë zbuluar se ishte një keqkuptim dhe Kylie nuk është shtatzënë.
“Kylie flet shpesh për një fëmijë tjetër. Ajo do donte shumë të kishte një fëmijë tjetër me Travisin dhe të ngelte shtatzënë brenda vitit tjetër. Ajo flet për këtë gjithë kohës dhe ndjen që duhet të bëhet sërish mama", ka treguar një burim pranë familjes Kardashian.