INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner surprizohet nga ish-i i motrës, French Montana i dhuron trëndafila [VIDEO]

Kylie Jenner surprizohet nga ish-i i motrës, French Montana i dhuron trëndafila [VIDEO]

Publikuar më: 20:58 13-06-2016

Mesa duket Kylie Jenner ka simpati për reperat. Pas ndarjes nga Tyga, është shoqëruar me PartyNextDoor e tashmë ka kaluar mbrëmjen e së dielës me një fytyrë të njohur për familjen e saj....ish-in e motrës Khloe, reperin French Montana. Kylie dhe French pushtuan klubin The Nice Guy për disa orë gjatë L.A Pride. Ajo është single, por mos t’ju shkojë në mendje për ndonjë gjë...French thjeshtë duket si i duhuri për të kaluar disa momente të bukura. Familja duket se i mirëpret ish-at me krahë hapur, mirëpo edhe ata nuk shkojnë duarbosh, sepse Montana u tregua shumë kavalier, duke e surprizuar yllin e Keeping Up Ëith Kardashians  me një buqetë me trëndafila të kuq. Sigurisht që këtë moment Kylie nuk mund të rrinte pa e postuar në Snapchat, ku duket shumë e emocionuar nga veprimi i French.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668