Ndarja e përkohshme e Kylie dhe Tyga, duket sikur ishte e nevojshme për ta, pasi tashmë duken më të dashuruar se kurrë. Reperi 26 vjeçar e ka trupin e tejmbushur me tatuazhe, por edhe Kylie Jenner nuk e ka ndërmend të mbetet pas. 18 vjeçarja së fundmi sapo ka bërë një tattoo të ri..në të pasme.
Sigurisht që ylli i Keeping Up With The Kardashians, nuk mund të mos i bënte video këtij momenti e ta shpërndante me fansat në Snapchat gjithashtu. Në video, Kylie duket e veshur me pantallona të shkurtra, të cilat i ka ulur disi për të zbuluar të brendshmet e saj prej dantelle, ndërkohë që artisti i tatuazheve bën punën e tij. Është e pamundur të dallohet se çfarë tatuazhi ka bërë e dashura e Tyga, por jemi të sigurtë se do na e tregojë në ditët në vazhdim. Deri atëherë, ne na mbetet vetëm të përdorim imagjinatën kur mendojmë për “të mirat” e saj.