Nëse deri tani keni patur ndonjë dyshim në mendjen tuaj se femrat Kardashian janë vërtetë mbretëreshat e mediave sociale, atëherë me siguri nuk keni parë ende këtë video të Kylie-t.
19 vjeçarja sapo ka fituar titullin e videos më të shikuar të të gjitha kohërave në Instagram.
Në pak më shumë se tre javë që kur e postoi këtë video ku shfaqet e veshur si Christina Aguilera duke kërcyer nën ritmet e këngës “Dirty” për Halloween, ka arritur një shikueshmëri që kap shifrën 36 milionë herë.
Kjo do të thotë se dyfishi i personave që ndjekin nënën e Kyliet, Kris Jenner në rrjetin social, kanë parë videon 5 sekondëshe të gjatë.
Kjo nuk është hera e parë që një nga Kardashians ka thyer një rekord në Instagram sepse motra e madhe e Kylie-t, 21 vjeçarja Kendall mban rekord për foton më të pëlqyer në historinë e Instagram duke ia kaluar kështu edhe “mbretëreshës” që e mbante këtë titull, Selena Gomez.