Me shumë punë arrihet gjithçka! Ka vetëm dy muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Stormi, por asgjë se ka ndaluar Kylien të rikthejë linjat trupore, duke iu përkushtuar tërësisht palestrës.
Këtë e vërtetojnë edhe imazhet e fundit të publikuara nga Jenner në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. 20-vjeçarja shfaqet mjaft tërheqëse teksa i jep hapësirë barkut dhe vitheve të saj, teksa është veshur me tuta të ngushta të zeza dhe një t-shirt të bardhë të gjërë. Kylie duket shumë seksi dhe e bukur, por përveçse ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekëse, “ia ka marrë mendjen” edhe make up artistit shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic.
“Qt” i shkruan Mario në një nga fotot, e cila është shkurtimi i “quality time”, domethënë “kohë cilësore”. Mirëpo shpresojmë të mos jetë ndonjë produkt kozmetik që vetëm ata e dinë.