Mendohej se Beyoncen askush nuk mund ta sfidonte, por ja që gabuat.
Kylie Jenner është kthyer në kryefjalën e të gjithëve pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
20 vjeçarja publikoi dy ditë më parë foton e parë të vogëlushes të cilën e quajti Stormi, foto e cila mblodhi mbi 14 milionë pëlqime në Instagram.
Rekordin e pëlqimeve deri tani e mbante Beyonce kur publikoi foton me dy binjakët e saj, ndërsa tani zbret nga froni duke ia zënë vendin Kylie me vogëlushen Stormi.