Më e vogla e familjes Jenner nuk vetëm të jetë e bukur!
Ajo po mëson dita-ditës si të bëhet e zonja në biznes nëprmejt linjës së saj kozmetike “’Kylie Cozmetics”.
Bukuroshja 19 vjeçare, paraditën e së hënës do të hedhë në treg një ngjyrë të re të linjës së saj, me emrin “Smile”. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet Snapchat-it ku gjithasjhtu zbuloi edhe anën e saj të mirë. Ajo këtë herë do të bashkëpunojë me organizatën e bamirësisë Smile Train.
Të gjitha përfitimet që Kylie do t’i ketë nga shitjet e këtij buzëkuqi do t’i dërgohen kësaj organizate.
Qëllimi i këtij fondacioni është të ndihmojë fëmijët që kanë nevojë për operacione nga sëmundjet e gojës.