Pronare e një rezidence prej 6 mln dollarësh, e suksesshme në botën e biznesit, pasi produktet e saj kozmetike kanë shënuar shitje rekord, u rikthye përsëri me të dashurin e saj Tyga, e vogla e familjes Kardashian, nuk është më 18 vjeç por 19, dhe ka plotësisht të drejtë të festojë. Si pjesë e festimeve të saj, Kylie lançoi një koleksion të limituar dhe shumë të shtrenjtë të “Kylie Cosmetics”, mori shumë dhurata, ndër të cilat një makinë luksoze dhe një qenush, gjithashtu ndryshoi look, duke i bërë flokët e kuqe.
Mirëpo edhe pse është ditëlindja e saj, duket sikur ajo u ka bërë fansave dhuratën më të bukur. Nuk është asgjë tjetër përveç se disa video të shkurtra në Snapchat duke kërcyer Twerk para pasqyrës.
Do të gënjenim nëse do të thonim se nuk na pëlqeu. Gëzuar ditëlindjen Kylie!