IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Kylie Minogue i shpall luftë Kylie Jenner

Kylie Minogue i shpall luftë Kylie Jenner

Publikuar më: 17:06 29-02-2016

Kylie Jenner apo Kylie Minogue?

Siç duket më e vogla e familjes Kardashian-Jenner ka vendosur që të regjistrojë emrin e saj si pronë industriale në Zyrën e Patentave dhe Markave në Shtetet e Bashkuara. Një veprim ky që ka shqetësuar së tepërmi këngëtaren australiane e cila gjithashtu përdor emrin e saj si markë për veprimtaritë e saj të shumta, me qëllim edukues dhe argëtues. Sipas sajtit ‘worldipreview.com’,  47-vjeçarja ka vendosur të vërë në punë përfaqësuesit e saj ligjorë për të ndaluar këtë veprim të Kylie Jenner, e cila sipas këtyre të fundit është një personalitet i dorës së dytë dhe ndër të tjera ka një reputacion të keq në mediat sociale që mund të dëmtojë artisten australiane. Tanimë mbetet të shohim reagimin e Kylie Jenner ndaj kësaj sfide të hapur të Kylie Minogue!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883