INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie ndryshon mendje: Dua të martohem me Tyga!

Kylie ndryshon mendje: Dua të martohem me Tyga!

Publikuar më: 13:17 03-02-2016

Kylie Jenner duket se po i përjeton shumë fort pasojat e adoleshencës, pasi çdo javë ndryshon mendje mbi marrëdhënien e saj me reperin Tyga.

Duhet pranuar se duket sikur (pasi në familjen Kardashian asgjë s’është kurrë e sigurtë) ajo ndjen diçka për artistin 26 vjeçar pasi më parë u shfaq në një video ku qantë për të sepse “nuk dinte si t’ia bënte”. Megjithatë nuk e mendonim se donte të kalonte në nivelin tjetër, veçanërisht pasi ishte bukuroshja 18 vjeçare ajo që kërkoi të shkëputet nga partneri i saj. Në këtë mënyrë Kylie i bashkohet dëshirës së Tyga, i cili më parë në emisionin “Kocktails with Khloe” kishte thënë që dëshiron të martohet me të dashurën e tij. Dhe duke parë si po e kalon pubertetin Kylie, Tyga bën mirë të vëprojë sa më shpejt, përpara se motrës së vogël të Kim K t’i ndërrohet përsëri mendja.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775