INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie, një kukull (plastike) për kopertinën e

Kylie, një kukull (plastike) për kopertinën e "Paper"

Publikuar më: 11:38 05-04-2016

Një ndërthurje midis një kukulle barbie dhe një shtepiakeje të vërtetë, kështu është shfaqur 18-vjeçarja Kylie Jenner në kopertinën më të re të revistës Paper.

Më konkretisht bëhet fjalë për një numër special dedikuar të rinjve "YOUth", ku Jenner ka pozuar me flokë të shkurtër plastike ngjyrë pink, doreza blu të errëta dhe një pellush ngjyrë blu e hapur hedhur shpatullave. Sigurisht në këtë kopertinë, ashtu si edhe në ato të mëparshmet bien në sy buzët e fryra të bukuroshes, për të cilat Kylie është shprehur në një postim në Instagram, se kësaj here janë zmadhuar me photoshop për të krijuar një look akoma më dramatik. Kujtojmë që në muajin janar Kylie Jenner u kritikua së tepërmi për kopertinën e saj të revistës "Interview", e cila e shfaqte atë në një karrige me rrota! 

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381