Momentet e nxehta për çiftin...që u bënë publike!
Fillimisht Kylie ishte e shtrirë në shtratin e Tyga në Xhamajkë, ndërsa tani po e përdor atë si shtrat në një aeroport. Duket se çifti i ka shuar të gjitha dyshimet për një flirt të thjeshtë, duke u rikthyer në një marrëdhënie bashkë. Dhe tashmë ata duken më të nxehtë se kurrë, me bukuroshen 18 vjeçare që shfaqet, në një video të shkurtër që ajo vetë ka postuar në Snapchat, e shtrirë sipër reperit 26 vjeçar. Ndërkohë që më parë ishin të rezervuar, duke mos pranuar lidhjen deri në një moment shumë të vonë të saj, tani nuk humbin rast për të shprehur çfarë kanë për njëri-tjetrin. Madje Kylie dhe Tyga janë parë shpesh në publik duke ndarë çaste intime, pa vrarë mendjen se kush po shikonte.