Kylie Jenner mund ta ketë harruar që tani Tyga dhe këtë e provon lëvizja e saj e radhës.
Në një nga mbrëmjet që ajo kishte dalë me miqtë, është parë të ketë shkëmbyer puthje me një reper akoma më të madh se Tyga, 31 vjecarin Ty Dolla $ign. Sipas raportimeve lidhja e tyre ka pak kohë që vazhdon. Në party-n në Hollyëood, Kylie ka qenë e shoqëruar nga ish-i i motrës së saj, Scot Disick dhe ka kaluar kohë edhe me ish të dashurin e saj Jaden Smith. Ka qenë pikërisht aty ku edhe Ty është parë ta puthte në qafë Kylie-n.
Por mos u shqetësoni për Tyga nëse Kylie ka vendosur të bëjë përpara me Ty. 26 vjecari e ka pranuar që është mirë pas ndarjes madje ka sjellë edhe një modele në drekë me mamanë e tij në Ditën e Nënës. Megjithatë sipas burimeve të brendshme ai është i bindur që Kylie do të rikthehet. “Ai nuk beson se kjo do të zgjasë më shumë se disa javë. Është thjesht një pushim nga të dy palët por aspak fundi”.