Khloe Kardashian ishte e pranishme në një party në Los Angeles mbrëmjen e 15 qershorit.
Biondja bukuroshe bëri që të gjithë t’i kthenin sytë nga ajo teksa parakalonte e veshur me një fustan ngjyrë portokalli nga House Of CB i cili ndër të tjera , linte të dukej mungesa e të brendshmeve. Khloe njihet tashmë për kujdesin që ka ndaj trupit të saj dhe varësinë ndaj fitnessit.
Gjatë asaj mbrëmjeje 31 vjeçarja ishte e shoqëruar nga motra e saj Kylie Jenner e cila nëpërmjet një videoje të bërë në Snapchat, ngacmon Khloe-n duke i prekur të pasmet kësaj të fundit.
Po fakti që Khloe nuk reagon fare ndaj këtij ngacmimi, na bën të dyshojmë nëse të pasmet janë si rezultat i palestrës apo ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale.