Kylie Jenner sapo ka thyer kodin etik shoqëror të rëndësishëm për vajzat, pasi ka festuar me ish-in e supermodeles Bella Hadid, këngëtarin The Weeknd. Dhe kjo vjen pikërisht pasi ai ka zyrtarizuar në një farë mënyre lidhjen e tij me Selena Gomez, pas atyre fotove duke u puthur.
Kylie dhe Tyga ishin në klubin e natës Carbone në New York, dhe ata kishin një të ftuar special, 26 vjeçarin Abel Tesfaye. Ku qëndron problem? Kylie është shoqe shumë e mirë me Bella, e cila ka qenë ish e dashura e The Weeknd, dhe me siguri kjo nuk do t’i pëlqejë aspak modeles 19 vjeçare. Sepse në fund të fund është si një tradhëti mes shoqesh.
Ndoshta hitbërësi i “Starboy” është takuar me Kylie prej shoqërisë që ka me Tyga, por në fakt po na vret kureshtja për të ditur se si ka shkuar biseda gjatë natës. Shpresojmë ta marrim vesh një ditë!