INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie tregon sekretin e vërtetë të buzëve

Kylie tregon sekretin e vërtetë të buzëve

Publikuar më: 16:37 28-03-2016

Kylie Jenner tregon se si i bën buzët të duken të fryra pa ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Më e vogla e familjes Jenner, dëshiron që ta marrin vesh të gjithë se buzët e saj mishtore nuk janë rezultat i ndonjë ‘”kalimi” nga zyra e kirurgut. Pas kritikave se ajo po bënte ndërhyrje njëra pas tjetrës në buzë, del që Kylie ende preferon  t’iu japë buzëve të saj një “nxitje të vogël” sipas mënyrës së vjetër.

 Ajo shprehet se i ka ardhur në majë të hundës me kritikat pa fund. “Fakti që akoma flitet për buzët e mia është një cmenduri” thotë ajo në një video në Snapchat. "Cdokush mendon se unë vazhdoj t’i zmadhoj buzët por ato janë ato që janë normalisht”. Për të provuar se e kanë gabim, ajo ka demonstruar edhe teknikën e saj të preferuar për fryrjen e tyre, atë të lip-plumping.  Shikoni para dhe efektet pas. Edhe pse një hile e vjetër, kjo mënyrë është mjaft efektive. Mjafton të shikoni ndryshimin përfundimtar tek vetja juaj. Ndërkohë që ne mendojmë se Jenner është e mrekullueshme ashtu sic është, ne e vlerësojmë faktin që po tregohet gjithnjë e më e hapur për sekretin e buzëve të famshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393