Viti që lamë pas ishte i tejmbushur me suksese masive të artistëve shqiptarë si femra, meshkuj apo edhe grupe. Më poshtë kemi renditur jo sipas klikimeve këngët tuaja më të dashura dhe më të dëgjuara për vitin 2015.
Butrint Imeri feat. Real & Blunt- Ki me lyp
“Ki me lyp” ka qenë suksesi i parë masiv i këngëtarit Butrint Imeri, i cili pas kësaj këngë theu rekorde klikimesh edhe me projektet e tij pasardhëse si “Merre zemrën tem” apo “Eja Eja”.
Kida feat Mozzik- Premtimet
Kida nuk ka shumë kohë që renditet si një ndër artistet më të dashura për shqiptarët por bashkëpunimi me Mozzik në këngën “Premtimet” duket se bëri që artistja të thyente internetin dhe clubet gjithandej.
Era Istrefi feat. Ledri- Shumë pis
Era dhe Ledri na bënë të gjithëve të ndiheshim shumë të mirë por shumë “pis” gjatë gjithë kësaj vere.
Enca- Soulkilla
Enca erdhi si një vrasëse e vërtetë shpirtrash me hitin e saj “SoulKilla” i cili mund të renditet pa dyshim si një hit i vitit që lamë pas.
Dafina Zeqiri- Shum’ Qef
Dafina Zeqiri pas disa eksperimentimesh me muzikë house dhe bashkëpunime të ndryshme, bëri namin me “Shum’ Qef” dhe provoi edhe njëherë që kur vjen puna për R&B ajo është e pakrahasueshme.
Capital T – Pare Pare
Capital T ka kohë që renditet ne hotlistën e reperave sexy shqiptarë dhe kënga “Pare pare” ishte pa dyshim një ngjitje e një shkalle më lart.
NRG Band- As1 si ti
NRG Band rreshtojnë një numër të madh hitesh por kënga e tyre “As1 si ti” mund të renditet si super hit i vitit 2015 dhe është nga ato këngë të cilat nuk i harron dot kollaj.
Majk feat Ghetto Geassy- S’jena mo
“S’jena mo” ka bërë shumë vajza të flasin me vete për tekstin e gjetur të këngës por edhe zërin e veçantë të Majk.
Elhaida Dani- I’m alive
Elhaida Dani pasi na nderoi në Eurovision, bëri që kënga e saj “I’m alive të kthehet në hit dhe të mos ketë shqiptar që nuk e di.