INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
L'Espresso: 'Mafia shqiptare kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali'

L'Espresso: 'Mafia shqiptare kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali'

Publikuar më: 15:17 31-08-2018

Revista e njohur italiane L'Espresso në numrin e saj të fundit ka trajtuar aktivitetin e bandave kriminale të ardhura nga Europa Lindore që veprojnë në territorin italian.
Mes tyre me një rol mjaft të fuqishëm e të rrezikshëm konsiderohen grupet kriminale shqiptare që merren me grabitjen e vilave dhe apartamenteve luksoze.
Pak ditë më parë është grabitur dhe apartamenti i prindërve të ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Gjatë orëve të fundit policia italiane, ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, me nofkën "rusët". Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.
"Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët (padrinët) e Tiranës", shkruan l'Espresso. "Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali."

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qendror të Italisë.
Jo rastësisht shkruhet në artikull, grabitësit që janë pjesë e organizatave kriniale shqiptare kanë lidhje gjaku mes tyre. Pak kohë më parë në qytetin e Ternit u shaktërrua një bandë grabitësish e përbërë vetëm nga vëllezër e kushërinj."
"Ata veprojnë në grupe të vogla, jo të lidhura mes tyre", ka deklaruar për l'Espresso nënkoloneli i Departametit të Antimafias Marcello Manca. "Jo rrallë për shkak të të ardhurave të larta, tërheqin vëmëndjen e familjeve të fuqishme që përpiqen t'i fusin nën kontrollin e tyre."
Fuqia e madhe ekonomike i lejon këto banda grabitësish të përdorin pajisje nga më modernet. Grabitësit shqiptarë nuk përdorin kurrë telefona celularë, por transmetues të fuqishëm thuhet në këtë shkrim të l'Espresso.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551