Çfarë mund të ndodhë kur një këngë është shumë tërheqëse, dhe të ngulitet në mendje? Hidhini një sy videos së filmuar në një metro në Madrid. Një djalosh i ri fillon të këndojë me mikrofon këngën “La Bicicleta” të Shakira dhe Carlos Vives, një këngë ritmike e cila menjëherë është ngjitur në top listat e klasifikimeve latine. Një grup vajzash i bashkohen atij, dhe më pas, të gjithë personat që ndodheshin në tren fillojnë të këndojnë e të kërcejnë.