Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Eduard Kuçi, ka nisur një lidhje të re dashurie. Burime për “Prive” kanë zbuluar identitetin e vajzës që i ka marrë zemrën. Ajo quhet Fiona dhe është nga Kosova. Vajza në fjalë ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku bashkëngjitur me të shkruan: “Përgjithmonë vajza jote”.
E teksa ka marrë shumë pëlqime ka qenë pikërisht komenti i Edit që ka marrë gjithë vëmendjen e fansave. “Përgjithmonë djali yt”, shkruan ish-konkurrenti i “Për’puthen”, të cilit Fiona i përgjigjet me një emoji zemre.
Kujtojmë se Eduardi ishte një ndër konkurrentët më të komentuar në “Përputhen” dhe pëlqimi i tij ishte Ada.