INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“La Repubblica”: Pushime me kosto të ulët, italianët joshen nga Shqipëria

“La Repubblica”: Pushime me kosto të ulët, italianët joshen nga Shqipëria

Publikuar më: 11:17 02-09-2017

Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë turistëve italianë në Shqipëri, që këtë vit kanë qënë më të shumtë në numër. Ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta janë ato që kanë tërhequr italianët, të cilët nga janari deri në korrik kanë qënë plot 182 mijë, me një rritje prej 56%.“Pushime loë cost, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”. Turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare, vë në dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit. “63 për qind e udhëtarëve që lëvizin nga Bari shkojnë dhe vijnë nga Shqipëria, me një trend rritës” konfirmon kryetari i Autoritetit Portual i Levantes Patroni Griffi. Sipas tij vetëm brenda një muaj, nga mesi i korrikut deri në gjysmën e gushtit u regjistruan 4 për qind më shumë udhëtime transit se 2016. " Duke pasur parasysh shifrat,përpjekja është të minimizojë vështirësitë dhe pritjet: me këtë qëllim u nënshkrua një protokoll me Konsullatën e Shqipërisë për të modernizuar kontrollet kufitare.”-shprehet autoriteti portal. Ata që duan të arrijnë në vendin e shqiponjave, i tërheqin kostot e ulta, por edhe bukuritë e bregdetit të Jugut. Në rërën e ëmbël të Ksamilit, Dhërmiut, Gjipe, atraksionet e rezervave dhe parqet natyrore janë pranë. Dhe pastaj janë tri vendet Unesco, Butrint, Berat dhe Gjirokastër , një pasion të ri për turistët. Një nga agjencitë që ofrojnë paketa turistike në shtetin fqinj e cilësojnë Shqipërinë si vendin me kosto shumë të ulët, por me mrekullira të natyrës dhe ndërtesa të reja, duke bërë krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.

Article Logic
Execution time: 0.0016279220581055