Floriana Garo, një nga vajzat më të bukrua të ekranit shqiptar dhe prezantuesja e emisionit “Jo Vetëm Modë” së fundmi ka bërë të ditur lajmin se do të largohet përfundimisht nga vendi drejt Amerikës për të jetuar me të fejuarin e saj.
Pasi u komentua gjatë largimi nga “Klan” dhe lidhja me avokatin Enis Daci, moderatorja simpatike më në fund ka vendosur të flasë lidhur me arsyen e largimit. Edhe pse nuk ka qenë shumë e drejtpërdrejtë Garo shkruan kështu, “Kur një lule nuk lulëzon duhet të rregulosh ambientin ku ajo rritet dhe jo lulen”. Siç duket ambienti në Shqipëri nuk ka qenë shumë i përshtatshëm për Garon, e cila pasi gjeti dashurinë, largohet drejt Zvicrës të “lulëzojë”.