INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laboratori i drogës në Has, kush janë të arrestuarit, reagon kryeministri Rama: Në gjithë botën...[FOTO]

Laboratori i drogës në Has, kush janë të arrestuarit, reagon kryeministri Rama: Në gjithë botën...[FOTO]

Publikuar më: 19:35 19-10-2018

Një laborator droge është zbuluar ditën e sotme në Has. Burime nga policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium.

“Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.

Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të Policisë lidhur me ngjarjen.

Të arrestuarit e identifikuar janë V.B., Flamur Bisho Çela, Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, A.Shuti.

Pas operacionit ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në tëitter:

REAGIMI I RAMËS

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis

#DerinëFund

bblok.png

Article Logic
Execution time: 0.0044329166412354