INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laç: Kërcënoi me armë zjarri komshiun, vihet në pranga 67 vjeçari

Laç: Kërcënoi me armë zjarri komshiun, vihet në pranga 67 vjeçari

Publikuar më: 08:22 13-06-2016

Arrestohet në flagrancë një 67 vjeçar, banues në fshatin Adriatik në Laç, me akuzën e kanosjes më armë zjarri. Mësohet se 67 vjeçari ka kërcënuar më armë zjarri shtetasin Gj. P dhe familjen e tij. Menjëherë ngjarja është raportuar në polici, dhe pas ndërhyrjes së uniformave blu është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë.
Njoftmi i policisë:
“Me datë 12.06.2016 është njoftuar se fshatin Adriatik të Kurbinit ka një konflikt. Falë vlerësimit të situates dhe mbërritjes së menjëhershme në vendngjarje, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkurt Shkurti, 67 vjeç, banues në fshatin Adriatik. Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Gj.P dhe familjarët e tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje. I është gjetur dhe bllokuar arma e gjahut”.
Sakaq policia ka nisur procedim në gjendje të lirë dhe për vajzën e Shkurtit.
Njoftimi i policisë:
“Ndërkohë që një pjesë e shërbimeve të policisë po kontrollonin brenda në banesë, shtetasja L.Sh. 21 vjeçe , ka dalë me një armë zjarri automatik nga pjesa e oborrit të banesës dhe e ka hedhur këtë armë zjarri në oborrin e banesës së pabanuar të komshisë së tij duke tentuar ta fshehë , por u konstatua nga efektivët e policisë. U gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe 30 fishekë model 56”.

Article Logic
Execution time: 0.0031611919403076