Një bankë e nivelit të dytë në Laç është grabitur në orët e pasdites nga persona të maskuar dhe të armatosur. Pas grabitjes autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ende nuk dihet shuma e grabitur në bankë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve” thuhet në njoftimin për media.