Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Laç.
Një 27-vjeçar humbi jetën pasi teksa ishte duke mbledhur skrap është shembur një pjesë e uzinës së superfosfatit.
Policia bën me dije se ka humbur jetën Drilon Lamaj 27-vjeç, ndërsa Dashamir Hajna 22 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dy personat ishin duke thyer betonin për të marrë hekurin e godinës në momentin që janë plagosur.
27-vjeçari ndonëse u dërgua në Spitalin e Traumës nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.