Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në kurorën e gjelbër të Laçit duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.
Për shuarjen e tij u angazhuan menjëherë 3 ekipe zjarrfikëse, si dhe forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri, të cilët bënë që situata të jetë në kontroll. Prej disa orësh qyteti i Laçit është i rrethuar nga flakët. Fillimisht është fikur zjarri nga ana e malit, nga kalaja Sebastia (përballë kishës) por më pas mori flakë ana tjetër. Zjarri në këto momente nuk është i rrezikshëm siç ishte nga ora 14:00-19:00 ndërkohë që janë mbi 20 grupe zjarrfikësish e 30 forca ushtarake që po monitorojnë dhe përpunojnë perimetrin e zjarrin që mos të riaktivizohet e përhapet.