INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lacio: Lajmi i mirë për Thomas Strakoshën

Lacio: Lajmi i mirë për Thomas Strakoshën

Publikuar më: 08:36 07-04-2017

Mjekët e klubit kanë bërë të ditur se portieri italian, i cili gjatë gjithë sezonit konkurronte me Strakoshën për vendin e titullarit, ka ndrydhur gjurin në stërvitje.

Sipas mjekëve të klubit, portieri italian duhet patjetër të operohet – që ta tejkalojë lëndimin e ri që pësoi gjatë ditës së djeshme në stërvitje, lajm i madh ky për Strakoshën që do të jetë titullar në çdo ndeshje deri në fund të këtij edicioni.

“Ai kishte filluar stërvitjet, por dje ndrydhi gjurin. Testet treguan se ka lënduar ligamentet, kështu që jemi duke menduar që rruga më e mirë është operimi, çka do të thotë se do të jetë jashtë fushave për disa javë”, bëjnë të ditur mjekët e klubit.

 

auto_mar_1491509723-9111801491510202.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096