INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga dhe dhimbja që nuk ka fund: Vuaj nga një sëmundje e rëndë mendore! [VIDEO]

Lady Gaga dhe dhimbja që nuk ka fund: Vuaj nga një sëmundje e rëndë mendore! [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 06-12-2016

Ajo është një nga artistet më të suksesshme në botë, por jeta nuk është e thjeshtë për Lady Gaga.

Ylli i shumë hiteve është bërë i njohur për natyrën e saj kontroverse, por edhe për problemet e shumta që kanë karakterizuar jo vetëm karrierën, por edhe jetën e saj. Gjithçka filloi me një moment shumë të errët në adoleshencën e saj të cilën këngëtarja 30 vjeçare e ka rrëfyer publikisht. Ajo është përdhunuar në moshën 19 vjeçare, një fakt i cili ka lënë plagë të thella që nuk janë shëruar as sot. Së fundmi Gaga ka treguar më shumë për to duke rrëfyer për herë të parë një sekret të dhimbshëm. Artistja amerikane vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, një gjendje serioze që nuk e lejon të bëjë një jetë të qetë. Megjithatë Gaga shton se proçesi i shërimit për të ka filluar dhe ajo e gjen kurën vetëm tek mirësia, duke u treguar vetë e tillë dhe duke ia dhuruar atë njerëzve. Ajo shkoi në një qendër me të rinj LGBT për t’u dhënë atyre pak kurajo, atë që asaj vetë i mungoi gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883