Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Taylor Kinney, i shfaqën të gjitha në kopertinën e re të revistës V, nëpërmjet një selfie pas seksit.
Kjo foto u shkrep nga vetë Taylor, ku duken qartë trupat e tyre të lyer me bojë, pasi çifti kishte përzgjedhur pikërisht pikturat si “krevatin” e tyre.
Kjo është kopertina e 16-të ku Lady Gaga pozon këtë muaj për V Magazine. Teksa flasim për kopertinën, Gaga shprehet se qëkur është lidhur me Taylor, ai ka pikturuar trupin e saj sikur të ishte një kavaletë.
Të gjitha fitimet nga revistat (të cilat kushtojnë 50 dollare), ku do jetë foto kryesore ajo e hitbërëses të “Born This Way”, do të shkojnë për fondacionin e saj më inovativ në lidhje me intelighencën emocionale.