INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga e Katy Perry të përfshira në çështjen gjyqësore të Ke$ha për agresion seksual

Lady Gaga e Katy Perry të përfshira në çështjen gjyqësore të Ke$ha për agresion seksual

Publikuar më: 11:42 05-01-2017

Vazhdon proçesi gjyqësor mes Ke$ha dhe Dr Luke...

Këngëtaret e njohura amerikane Lady Gaga dhe Kate Perry janë përfshirë në betejën e gjatë ligjore mes këngëtares Ke$ha dhe ish-producentit të saj Dr Luke pas akuzave të sulmit seksual.


Provave të padisë iu përfshi një mesazh i prillit të 2016-ës, që Kesha i dërgonte Lady Gaga, të cilin Dr Luke është lejuar t’ia tregojë dy këngëtareve të përfshira. Përmbajtja e mesazhit nuk bëhet e ditur. Dr Luke paditi avokatin e Kesha në 2014-ën pasi ai pretendonte në mediat sociale se ishte personi që kishte përdhunuar Lady Gaga në fillim të karrierës së saj. Gaga nuk e ka konfirmuar këtë por ka folur në favor të Keshës. “Mendoj se ajo po turpërohet për diçka që ndodh shpesh në industrinë muzikore gjatë gjithë kohës, si për femrat dhe për meshkujt. Dua të qëdnroj pranë saj pasi nuk dua që një tjetër femër të kalojë atë që kam kaluar unë vetë”, tha Gaga.

Prej tetorit 2014, Kesha ka paditur Dr Luke për sulm seksual, përveç abuzimeve të tjera gjatë kohës që punonte për shtëinë e tij diskografike.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832